Kush ka nevojë për Davidin? Victoria Beckham shoqërohet nga djali i saj Brooklyn
Victoria Beckham është shpallur gruaja e dekadës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Glamour Women Of The Year Awards.
Ajo ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar dje mbrëmje jo i shoqëruar nga bashkëshorti i saj David Beckham por nga djali i saj më i madh Brooklyn.
Victoria dhe djali i saj 14-vjeçar i saj bënë hyrjen e tyre në parti, të veshur shumë elegant.
Stilistja 39-vjeçare kishte veshuar një kanatjere të zezë të kombinuar mjaft mirë me një palë pantallona të gjëra të zeza.
Edhe pse ajo vetë është stiliste ajo kishte zgjedhur veshjet e linjës belge Margiela.
Ngjyra e vetme që Victoria kishte zgjedhur ta përshtaste me ngjarjen ishte manikyri dhe pedikyri i saj në ngjyrë të kuqe.
Ndërsa Brooklyn edhe pse dukej më i madh se 14 vjeç ai shfaqte besim pranë nënës së tij e cila u shpall gruaja e vitit.
gold number from her own range.
