E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush nga këto parqe e ka frymëzuar Avatar-in? (FOTO)

Një park kombëtar në Kinë ka vendosur një shpërblim prej 10 mijë sterlina për atë që provon se nuk kanë qenë ai frymëzimi për filmin me më shumë fitime në Hollivud, Avatar.

Menaxherët e parkut Zhangjiajie thonë se ka qenë panorama e parkut të tyre që ka frymëzuar Malet Hallelujah në Pandora.

Por tani ka dalë edhe një tjetër park në Kinë, i quajtur Parku i Maleve të Verdha, që pretendon se ka frymëzuar filmin.

Edhe pse askush nuk ka pranuar se frymëzimi ka qenë ndonjë prej dy parqeve, këto dy bukuri të rralla të natyrës e kanë pasur një fitim. Që kur ka nisur të shfaqet filmi ata kanë njohur një rritje turistësh në masën 80 përqind.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›