E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush prek votën e PS, do marrë përgjigje ekzemplare

Duke përkujtuar 26 majin 1996, ditën kur shteti policor i ish Presidentit Sali Berisha shtypi me dhunë protestën e opozitës në sheshin Skënderbej e cila kontestonte zgjedhjet e manipuluara të atij viti, deputeti socialist Erjon Braçe, publikon një foto të asaj dite dhe shkruan në profilin e tij në Facebook:

26 maj 1996! Kështu hyra në Parlament! Si plot socialistë të tjerë në Beratin tim: I masakruar! Sali Berisha kreu nje krim: Vodhi zgjedhjet! Rrahu komisionerë, votues e deputetë! Nuk ka ndryshuar asgjë në qëllimet e tij! Është po ai! Janë po ata! Tani kanë edhe paratë! Përballë kam njërin prej tyre. Po bëj vetëm një paralajmërim: Unë nuk i prek votën kujt! As për ta vjedhur, as për ta blerë! 

Poooor, kush do prekë votën e atyre që duan të besojnë tek unë, tek PS, më 23 Qershor, do marrë një pergjigje ekzemplare, pavarësisht pushtetit dhe parave qe ka!!, përfundon denoncimin e tij deputeti Braçe i cili mbulon në këto zgjedhje qarkun e Fierit.

A.Ketro

erjon brace

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›