E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushner uron Berishën, në vjeshtë do vizitojë Tiranën bashkë me biznesmenët francezë

Tiranë, 17 shtator NOA-Ministri i Jashtëm francez Bernard Kushner i ka dërguar një mesazh urimi kryeministri Berisha për rimandatimin e tij në krye të qeverisë shqiptare.

Në urimin e tij zoti Kushner ka theksuar mbështetjen që Franca do ti japë Shqipërisë për tu integruar në Bashkimin Evropian.

Ashtu siç dhe jeni në dijeni, unë jam i përkushtuar për vijimin dhe thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona, shprehet në mesazh, shefi i diplomacisë franceze.

 Më poshtë Kushner premton një vizitë në Tiranë në vjeshtë, i planifikuar të bëhej  më 24 prill.
Ministri i jashtëm Kushner do të shoqërojë një delegacion industrialistësh francezë, të cilët kanë dëshirë të studiojnë të gjitha mundësitë e investimeve në vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›