E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kushtet atmosferike në Shqipëri, shtyhen tre ndeshje

Tre ndeshje janë shtyrë, për shkak të kushteve atmosferike në Shqipëri. Ndeshja mes Erzenit dhe Pogradecit në Kategorinë e Parë, e planifikuar për këtë të Shtunë, është shtyrë për një datë tjetër të pacaktuar.

Kushtet e vështira atmosferike në Shijak, e kanë bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes. Një tjetër sfidë e Kategorisë së Parë që është shtyrë, është edhe Apolonia-Flamurtari, e planifikuar për tu luajtur të Dielën.

Në Kategorinë e Dytë, është shtyrë ndeshja mes Murlanit dhe Tërbunit, e cila do të luhej këtë të Shtunë. /a.m.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›