E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Kushtet e punës në Kosovë, alarmante”, sociologu: Nuk ka inspektorë në terren, korrupsioni dhe aferat janë rritur

PRISHTINË- Në Kosovë janë shtuar aksidentet në punë dhe këtë fakt e dëshmon numri në rritje i viktimave, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë.

Sociologu i njohur, Vebi Mujku, i ftuar në “Ballkan Update” analizoi këtë plagë të hapur, me të cilën përballet Kosova, ndërsa tha se janë rreth 20 persona që kanë humbur jetën brenda këtij viti, në vendin e tyre të punës.

Ai thekson se shkelja e rregullave në punë vjen nga mospasja e inspektorëve, të cilët do duhet t’i verifikojnë kantieret e ndërtimit.

“Përveç numrave që janë të lartë, janë rreth  20 persona që kanë vdekur gjatë këtij vit, sepse punëtorët nuk kanë kushte në vendet e tyre të punës. Kemi patur temperatura që kanë shkuar mbi 40 gradë Celsius dhe sektori i ndërtimtarisë në asnjë moment nuk e ka ndërprerë punën dhe punëtorët në katet e larta nuk kanë masa mbrojtëse dhe kjo ka krijuar lëvizje të tensionit të punëtorëve. Ka mungesë të inspektorëve në inspektimin e të kushteve të punës në terren. Kemi mungesë të kontrollit”, tha ai.

Ai kritikoi veprimet e qeverisë së Kosovë duke shtuar se në ven është janë shtuar rastet e korrupsionit dhe aferat e tjera të ndryshme. Sipas sociologut, nën drejtimin e Kurtit, Kosova po vuan mungesën e zhvillimit ekonomik.

“Realitetit në popullsi është ndryshe nga ajo që mendon qeveria. Është shtuar korrupsioni dhe aferat. Kemi një mungesë të zhvillimit ekonomik në vend”, theksoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›