E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesaj shqyrton “Veliajn”, kryebashkiaku i Tiranës kërkon rrëzimin e masës së sigurisë “arrest në burg”

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, për shpalljen të paligjshem të arrestimit të tij në shkurtin e vitit 2025.

Erion Veliaj e ka goditur masën e sigurisë “arrest me burg”, në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe tani kjo masë është në dorën e Gjykatës Kushtetuese.

Seanca u zhvillua mbi bazën e dokumentave dhe gjyqtarët nuk morën një vendim në lidhje me fatin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit.

Në ankimimin e dorëzuar në gjykatë, ekipi i avokatëve të Erion Veliajt ka argumentuar se masa e sigurisë është jo proporcionale dhe e ka penguar atë të ushtrojë detyrën e kryetarit të bashkisë, duke lënë Tiranën pa qeverisje efektive.

Nga ana tjetër, SPAK ka argumentuar se masa e sigurisë është e drejtë, pasi, duke qenë në detyrë, Erion Veliaj ka mundësi të prishë prova apo të ndikojë tek dëshmitarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›