E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kushtetuesja shqyrton “Belerin”/ Pranohet padia e bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës

Gjykata Kushtetuese vendos të marrë në shqyrtim çështjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Përmes avokatëve mbrojtës, Beleri dërgoi në gjykatë masën e sigurisë, për të vlerësuar nëse po shkelet apo jo kushtetuta për një drejtues bashkie të zgjedhur nga votat e banorëve të Himarës.

Pala mbrojtëse ka depozituar në Kushtetuese vendimet e të tri shkallëve të gjyqësorit, rekursin që u rrëzua nga Gjykata e Lartë, por edhe kundërshtimin e masës së bërë në Apelin e Posaçëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›