E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja shqyrton “rregulloren”, PD goditi në Gjykatë shtimin e Komisioneve Parlamentare

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për të shfuqizuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, që u miratuan nga mazhoranca në fillim të muajit shtator.

Ndryshimet që opozita ka goditur në Gjykatën Kushtetuese lidhen me shtimin e komisioneve të Parlamentit nga 8 në 11 komisione të përhershme.

PD pretendon se procedura e ndjekur për miratimin e komisioneve është e parregullt.

Rregullorja e Kuvendit u ndryshua në dy mbledhje të Parlamentit, të cilat u zhvilluan brenda të njëjtës ditë, ndërkohë që Kushtetuta parashikon se një ligj, edhe kur futet me procedurë të përshpejtuar, nuk mund të miratohet pa kaluar 7 ditë.

Sipas PD-së, miratimi brenda një kohe kaq të shkurtër i ndryshimeve në Rregullore cenon të drejtën e deputetëve të opozitës për t’u njohur me ndryshimet, si dhe për të propozuar amendamente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›