E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja, tryezë me fondacionin gjerman Korad Adenauer

Tiranë, 30 prill, NOA - Gjykata Kushtetuese dhe Fondacioni gjerman Korad Adenauer që punon për programin e Shtetit të së Drejtës për Europën Juglindore, organizuan sot tryezën e rrumbullakët me temë Pavarësia e Gjykatave Kushtetuese.

Aktiviteti i përbashkët, i cili promovoi edhe librin Vendime të Përzgjedhura të Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane, vjen në momentin kur përherë e më tepër në Shqipëri po flitet për Gjykatën Kushtetuese dhe nevojën e konsolidimit të shtetit të së drejtës, si domosdoshmëri për të ardhmen europiane.

Në përpjekjen për konsolidimin e shtetit të së drejtës, roli i Gjykatës Kushtetuese është mjaft thelbësor pasi, siç theksoi në fjalën e tij dhe kryetari i GJK Dr. Vladimir Kristo, ...nuk mund të ketë shtet të së drejtës pa një gjyqësor të pavarur, me integritet të lartë moral dhe profesional.

Në aktivitet u vlerësua mjaft jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese gjermane, si një nga gjykatat kushtetuese më të vjetra dhe më cilësore sa i përket vendimmarrjes.

Botimi i sjellë në shqip për komunitetin juridik, dhe jo vetëm, do të jetë një ndihmesë për gjyqtarët kushtetues shqiptarë, të cilët duhet ...të mësojnë nga përvoja dhe nga gabimet tona, siç u shpreh dr. Matthias Hartëig.

Një element shumë i qenësishëm i pavarësisë së gjyqësorit, - theksoi në fjalën e vet dr. Hartvig, - është sidomos ai i procedurës së emërimit të gjyqtarit kushtetues, proces që duhet të gjejë patjetër konsensusin edhe të opozitës, për ta bërë atë të paparagjykuar në veprimtarinë e tij pas emërimit.

Probleme të mprehta të gjyqësorit si ai i pavarësisë financiare, si një mjet i nevojshëm për të zvogëluar presionin ndaj gjyqësorit, profesionalizmit të lartë të gjyqtarit kushtetues për të siguruar në këtë mënyrë integritetin e tij, etj, ishin pjesë e debatit në tryezën e sotme, e cila ishte e para në bashkëpunim me këtë Fondacion, por jo e fundit.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›