E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kutite e Kukesit ne Kolegj rezultati nuk ndryshon

Kolegji Zgjedhor në Gjykatën e Apelit në Tiranë u shnderrua te shtunen në një komision numërues votash, për shkak se LSI-ja pretendonte se ishin bërë manipulime me votat duke i mohuar kësaj partie një mandat deputeti.

Në orën 11.00, ashtu siç ishte paralajmëruar, 15 kuti votimit te KZAZ-numër 9 në Kukës janë transportuar nga KQZ-ja drejt Gjykatës së Apelit Tiranë me një furgon, ku filloi menjehere edhe numerimi. Pasi u numeruan te 15 kutite, nuk pati surpriza dhe u konfirmua ajo qe kishte qene shenuar edhe ne procesverbalin e KZAZ-se. Fillimisht u numeruan 13 kuti, ndersa per dy kuti pati pretendime nga perfaqesuesi i LSI se nuk perputhej kodi i mbylljes se kutive. Por perfaqesuesi i PD kerkoi numerimin e dy kutive te fundit dhe pas perfundimit te ketij procesi, nuk pati asnje ndryshim sa i takon mandateve per qarkun e Kukesit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›