Kutitë me probleme me vota pro Bashës
Zbardhet skema se si Basha u shfaq në avantazh me 81 vota. Kutitë janë me probleme të mëdha. E tashmë nuk është çudi që në këto kuti ku mund të futësh çtë duash, votat e gjetura janë pro Bashës
Pas një vendimi të Kolegjit Zgjedhor, që i thoshte qartë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se kishte shkelur Kushtetutën e Kodin Zgjedhor duke hapur disa kuti për Tiranën për të nxjerrë prej aty një fitues në mënyrë të paligjshme, dje ka rinisur numërimi i të gjitha kutive të tjera për Tiranën. Qëllimi i Kolegjit Zgjedhor ka qenë i qartë: të shihej se si dilnin ato shifra me mospërputhje votash me numrin e votuesve, një fakt që ka rënë në sytë e çdo shqiptari por edhe të ndërkombëtarëve. Më në fund shqiptarët nisin të shohin live se çka ndodhur me kutitë e tyre të votimit. Ai avantazh prej 81 votash i Bashës, që tronditi çdo ligj matematikor e çdo mendje normale në këtë vend, u pa qartë se ishte vendosur nëpërmjet masakrës në kutitë e votimit. Që në kutinë e parë u shfaqën problemet. Socialistët kanë thënë se në kutinë 1696 janë gjetur 4 fletë votimi jashtë zarfit, të cilat nuk i përkasin asaj kutie. Ka pasur kuti votimi ku nuk janë gjetur fletë të hedhura gabim. Po ashtu janë gjetur kuti ku mund të futeshin kollaj fletë votimi. Ajo është quajtur e vlefshme nga Ristani me pretendimin se poshtë zarfeve nuk mund të futeshin fletë, edhe pse aty hyjnë fletë të palosura. Ndërkohë ka pasur kuti me kodet e ndryshuara. Për dy të tilla ka pasur një debat mes nënkryetares së KQZ-së, Dëshira Subashi dhe Ristanit. Subashi ka lënë sallën duke thënë se ai nuk është gabim material. Duhet theksuar se në njërën prej kutive janë gjetur dy vota që nuk i përkasin asaj kutie, por janë vota pro Lulzim Bashës. Numri i kutisë është 16/99/2.
Duke folur për kodet e parregullta, Ristani tha se këto kode u ballafaquan me procesverbalet e kutisë dhe janë të rregullta. Është thjesht gabim material.
Në replikë, Subashi kërkoi që të bëhet hetim administrativ tërësor për këto kuti votimi. Nuk është gabim material që është shënuar një kod dy herë, tha ajo.
Pas saj kryetari i KQZ-së Arben Ristani u shpreh: Ju keni logjikën tuaj të gabimit, mbani shënime dhe bëni ankime ku duhet. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj u shpreh se Kodet janë ndryshuar rrugës dhe kjo rezulton se edhe rezultati është ndryshuar rrugës.
Një gjë tjetër që ttë binte në sy në fillimet e numërimit ishte se sërish ligjet e matematikës janë sfiduar për shkak se Basha ka më shumë vota të hedhura gabim në krahasim me Ramën, edhe pse të dy kanë ndarë 250 mijë vota me një diferencë prej 10 të tilla.
Më herët gjatë miratimit të aktit që i hap rrugë numërimit të votave pati disa debate.
Përfaqësuesit e opozitës kanë deklaruar se numërimi duhet bërë përpara KQZ, ashtu siç është vepruar me kutitë e tjera, e të mos i lihet në dorë disa grupeve të numërimit që të bëjnë vlerësimin e votave.
Kjo kërkesë e opozitës nuk u pranua me pretendimin se tek grupet e numërimit do ketë vëzhgues nga secila palë, që mund të bëjnë animimet e duhura.
Më pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 4 vota pro dhe 2 kundra miratoi aktin ne baze te cilit do te kryhet hapja e kutive sic urdheroi Kolegji Zgjedhor.
Arben Ristani kryetar i KQZ-së tha se numerimi do te nise nga kutite me numer te vogel per te vazhduar me rend rrites. Sipas aktit jane 8 grupe qe do te kryejne numerimin te cilat ne akt quhet grupe ne ndihme te KQZ, me nga 2 anëtare te administrates nga KQZ-ja qe do ta kryejne kete proces, puna e te cileve do te ndiqet nga dy vezhgues nga PD dhe PS.
KQZ ka hartuar nje liste te kutive qe do te hapen ne baze te ciles do te zhvillohet ky proces. Nga lista jane hequr 117 kutite qe KQZ tashme ka hapur. Ne perfundim te cdo kutije perpara tabulimit, keto grupe me ze do te deklarojne se cfare kane gjetur ne keto kuti. Me pas KQZ do te kryejë tabulimin e rezultatit duke shtuar numrin e votave te hedhura ne kutite e gabuara nese do te gjehen te tilla.
