E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, Bregu: Të plotësojmë detyrimet

TIRANE- Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka kerkuar bashkepunimin e opozites per permbushjen e detyrimeve te KE, lene porosi ne raport progresin me te cilin u rekomandua dhenia e statusit kandidat per Shqiperine.

Duke folur ne seancen e sotme ne Kuvend, Bregu ka theksuar se tre detyrimet e lena nuk jane te veshtira, por duan vullnet dhe bashkepunim per t’u plotesuar.

Ajo ka kerkuar votimin e reformave te kerkuara, votimin e ligjit per Gjykaten e Larte, kryerjen e reformes parlamentare dhe ligjin per nepunesin civil.

“Theksoj se viti 2013 duhet te karakterizohet nga nje optimizem i te gjitheve. Shpresoj qe kete optimizem ta gjeni edhe ju dhe te mos ngeleni peng i pesimizit te kryetarit tuaj”- tha Bregu, duke iu drejtuar opozites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›