Kuvend, PD miraton armatosjen e deputetëve, PS: Do bëni biznes
Të tjera rreth shkrimit LIVE TV nga Parlamenti
TIRANE -Kuvendi miraton vetëm me votat e mazhorancës për/ligjin oër armët, i cili lejon mbajtjen e armëve të deputetëve, zv/ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Pr/ligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës 66 vota, ndërsa opozita votoi kundër 56 vota Sipas ministrit të Brendshëm Flamur Noka ligji i ri shkurton listën e personave, që duhen të mbajnë armë. Ndërkohë që deputetët socialistë u shprehën kundër këtij pr/ligji i cili miratohet në prag të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Seanca u shoqërua me debate për gati 3 orë dhe fjala e ministrit të Brendshëm Noka u ndërpre nga deputetët socialistë, me thirrjet: Ti je i paaftë, je mediokër. Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Topalli, u mbylli mikrofonin, i dha fjalën deputetit Leonard Demi. Gjatë seancës, Topalli i uron ditëlindjen deputetes socialiste Arta Dade.
SKUQI: KA NXITIM, ME SHUME TEKNIK SE POLITIK
"Përse opozita përpiqet të pengojë me të gjitha mjetet, mazhorancën, të realizojë reformat?! Kjo psikologji pengmarrjeje ka vënë në vështirësi edhe disa deputetë të nderuar të opozitës.
STERKAJ: VETEM ARMET JU KISHIN MBETUR PA PRIVATIZUAR
Stërkaj: Zonja kryetare, desh vdiqa kur ju isha me ju, me Partinë Socialiste u ringjalla.
Topalli: Unë vetëm tym të zi shoh andej nga ju, Paulin. Jam e sigurtë se ti dhe në 23 qershor do të votosh pro Sali Berishës!
Stërkaj: Të garantoj se s’ka tym dhe është shumë kthjellët.Në 1997 kam qënë komandant I forcave special dhe me sytë e veshët e mi pashë si u hapën depot e armëve nga deputetët e mazhorancës. A nuk ju mjaftojnë 300 mijë armë të paligjshme, që ia dhatë ju popullit shqiptar në 1997-?! Siguria në vend rritet nga çarmatosja, jo nga armatosja e popullsisë. Ky ligj synon jo armatosjen e pushtetarëve, por për t’I dhënë biznes pushtetarëve, shitjen e armëve. Siç keni privatizuar minierat, naftën, ju doni të privatizoni dhe armët. Zonja kryetare: Ky ligj do shtojë dhunën në familje, do shtojë vrasjet e grave, ca nga stresi, ca nga stresi. Kryeministrit do t’I bëja thirrje që duke qënë doctor do pritja prej jush një punë më të madhe për uljen e kriminalitetit në vend. Por ju s’po jeni në gjendje as t’i hetoni.
Topalli: Kujdes, se ky ligj do të armatosë edhe Edvinin. Të paktën ta fusim në fuqi në fuqi më 23 qershor, jo më parë, se kushedi ç'bën.
DEMI: DEBATET JANË KOT, KY ËSHTË LIGJ PRO SIGURISË PUBLIKE
Po bëjmë disa debate politike më kot, për një ligj që i shërben vendit dhe sigurisë publike. Hamendësimet politike nuk I shërbejnë rendit, por vetëm një tensioni të kotë pa dobi.
ARBEN ISARAJ: ME ARMET, DO MBROJMË POPULLIN APO VETEN NGA POPULLI?
“Sot, në nenin që na afrohet pa arsye e pa logjikë shtohen të gjithë anëtarët e gjykatës Kushtetuese, gjykatës së Lartë, zv ministra, prefektë e çdo gjyqtar e prokurori pa kërkesë personale të tyre. Sot po na çarmatosin vetëm presidentin dhe të gjithë na duan nën armë. Biznesi i armëve mezi pret miratimin e pr/ligjit ndërkohë që njerëzit po shqetësohen. A thua se jemi para një lufte ku të gjithë duhet të jemi me armë. Vetëm komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura e kanë çarmatosur. E ka çarmatosur Saliu pasi i mori të gjithë dekretet fuqitë dhe e la me lugë bosh në brez. Me këtë ligj do mbrojmë popullin apo do mbrojmë veten nga populli?!"
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)