Kuvend/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati, pritet t’i kalojë listës së hapur

Dy deputetët e PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo kanë hequr dorë nga mandati. Të dy janë zgjedhur në qarkun e Shkodrës nga lista e mbyllur dhe se Tom Doshi do të ‘aktivizojë’ listën e hapur të Shkodrës.
Sipas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, mandati pritet t’i kalojë dy më të votuarve, Besnik Brahimi 3614 vota dhe Shkurt Lasku 2678 vota.