Kuvend debat per reformen zgjedhore

Në seancën e parlamentare të së enjtes është diskutuar reforma zgjedhore, çështje e vënë në qendër të vëmendjes pas deklaratës të bërë ditën e mërkurë nga kryetari i PS, Edi Rama.
Pasi është mbajtur një minutë heshtje në nder të komandos Feti Vogli që u vra ditën e hënë në Afganistan, kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi ka akuzuar Ramën se po kërkon pretekste për bllokimin e reformës.
“Nxitimi i Edi Ramës për të shpallur dështimin nuk tregon gjë tjetër veçse dëshirës së tij për të gjetur një pretekst që reforma të mos kryhet. Ne këtu kemi qenë, kemi kërkuar ta bëjmë reformën zgjedhore para 8 Reforma zgjedhoreRama: Po dështon reforma zgjedhore Reforma zgjedhore Milo: PS mbështet kerkesat e partive te vogla majit, por kanë qenë politikat bllokuese ato që i shkaktuan vendit një vonesë 2-vjeçare. Nëse do t’i dhimbsej integrimi i vendit, Rama nuk do të inkurajonte njerëzit e tij për dështimin”, ka deklaruar Patozi.
Shefi i deputetëve demokratë ka nënvizuar se mazhoranca i qendron linjës së saj për vazhdimin e punës për reformën, por ka theksuar se ajo kurrë nuk do të bjerë pre e shantazheve të lidershipit socialist.
“Ne i qendrojmë marrëveshjes së nëntorit dhe kemi dëshirën për të realizuar reformat, por akuzat e Ramës nuk mund të shërbejnë si shantazh që mazhoranca të pranojë tekat dhe kapriçot e tij”, ka pohuar Patozi.
“E ftojmë zotin Rama që të heqë dorë nga çdo iluzion. E ftojmë PS që të lërë mënjanë taktikat e vjetra të një politike bizantine, pasi nuk mund të gënjejë askënd, as qytetarët shqiptarë e as faktorin ndërkombëtar në Tiranë”, ka vijuar ai.
Deklaratës së Patozit i është përgjigjur shefi i grupit socialist, Gramoz Ruçi, i cili ka akuzuar mazhorancën se nuk pranon rekomandimet e ODIHR-it për të realizuar reformën zgjedhore. Sipas Ruçit, nga ana e saj PS i ka bërë të gjitha detyrat duke dhënë konsensusin për ligjet me tre të pestat dhe çështje të tjera.
“Deri tani po përmbushet detyra për ligjet me shumicë të cilësuar. Opozita ka bërë detyrën e saj. Ne do vazhdojmë të japim votën tonë, por ato për të cilat kemi rënë dakord kanë një radhë”, ka deklaruar Ruçi.
“E para është reforma zgjedhore dhe ajo që ne kemi trajtuar është që mungon vullneti politik për të plotësuar rekomandimet e ODIHR-it dhe një nga 12 prioritetet e progres-raportit të KE”, ka theksuar ai.
Sipas tij, PD nuk është dakord për rekomandimet që kanë të bëjnë me kartat e identitetit, numërimin, KQZ-në, etj dhe jo tekat e opozitës.
“Prandaj, kolegë të mazhorancës, thoni hapur që nuk jeni dakord me rekomandimet e ODIHR-it dhe jo me tekat e opozitës. Ne e kemi dhënë provën tonë, miratuam Kodin Rrugor, Kodin Ajror, Kodin Civil dhe Penalin që po përfundon. Nëse akuzoni opozitën dhe liderin e saj, kjo është punë për ju. Ju keni bllokuar dy reforma të rëndësishme që janë kritere të progres-raportit. Në vend që të bëni autokritikë, kërkoni dështimin tek opozita”, ka pohuar Ruçi.
Më pas fjalën e ka marrë kryeministri Berisha, i cili ka akuzuar lidershipin socialist se po angazhohet për të prishur çdo marrëveshje. Sipas kryeministrit, ky qëndrim i opozitës nuk mund të zgjidhet nga mazhoranca, pasi opozita është sovrane.
“Dje kryetari i PS dhe sot kryetari i grupit sërish paraqiti serialin e akuzave, ndonëse ne kemi bërë gjithçka për avancimin e këtyre reformave. Cili ka qenë qëndrimi i tyre? Ka qenë ky: dy muaj para se të firmosej marrëveshja, lidershipi i tyre rreshtoi dhjetra kërkesa për rregulloren e Parlamentit. Ne pranojmë të ndryshojmë rregulloren duke e ndryshuar nen për nen dhe duke marrë si shembull PE-në. Pas refuzimit të një kohe të caktuar, më së fundi lidershipi socialist e pranoi. Votoi këtu një vendim Parlamenti. Cili është qëndrimi mbrapa? Është ky: Akti i parë i tyre është shkelja e marrëveshjes, pasi kërkojnë që kryeministrit t’i kufizohet koha, që kryeministrit dhe ministrat të mos mund të marrin fjalën në Parlament, veçse në cilësinë e deputetit. Kërkojnë që kryeministri të ketë votë të barabartë me kryetarin e minorancës”, ka deklaruar Berisha, i cili më pas ka shigjetuar kryetarin e opozitës, i cili sipas tij kërkon të bllokojë statusin e kandidatit.
“Kryetari i tyre, që është dhe kandidat për kryeministër, nuk garon për deputet. E pengova unë? Përkundrazi, i ofrova në atë kohë ndërrimin e Kushtetutës, që e lejonte të ishte edhe si kryetar bashkie edhe si deputet në garë. Ia bëra këtë me vendosmëri. Tani ai thotë t’ia vë kufirin tek thana dhe për të bllokuar reformën shkel marrëveshjen dhe kërkon ndryshimin e Kushtetutës. Ju doni të bllokoni statusin, por kurrë kjo mazhorancë nuk do t’ju lutet që të mos e bëni këtë”, ka theksuar Berisha.
Akuzave të kryeministrit u është përgjigjur, pas një sherri që zgjati pak minuta, Gramoz Ruçi, i cili akuzoi sërish mazhorancën se nuk pranon të plotësojë rekomandimet për të shmangur manipulimin e zgjedhjeve.
Gjithashtu, Ruçi ka sqaruar edhe qëndrimin e PS lidhur me rregulloren e Parlamentit, duke theksuar se opozita nuk kërkon kufizimin e kohës së kryeministrit.
“Nuk kërkojmë kufizimin e kohës së kryeministrit. Kërkesa jonë është që kryeministri të mos jetë zëri i vetëm i Parlamentit, që opozita t’i përgjigjet kryeministrit. Në cilin parlament të botës bëhet kjo që doni ju? Ju keni tmerr, prandaj nuk bëni ndryshime në Kodin Elektoral, keni frikë të dënoni komisionerët që janë në KQZ e që manipulojnë zgjedhjet. Këto do që të korrigjojë opozita. Mos u mundoni të na akuzoni neve, ne do të jemi kudo, në komisionin e reformës, në miratimin e ligjeve me 3/5 etj. Por mashtrimin nuk do ta lejojmë”, ka pohuar Ruçi.
Ndërsa kryeministri Berisha, sërish, i ka bërë thirrje opozitës që propozimet e saj për reformën zgjedhore t’i krahasojë me rekomandimet e ODIHR-it dhe t’i paraqesë ato në komision.