Kuvend rriten tonet mes paleve

Prej orës 10:30 të paradites së të shtunës, Parlamenti po vijon me
seancën maratonë të debatit për programin e Qeverise Rama për 4 vitet e
ardhshme.
Ne mungese te pyetjeve te opozites, ministrat iu pergjigjen 26 pyetjeve te depozituara nga deputetet e majte, ndersa vijojne diskutimet dhe debatet e deputeteve te opozites dhe atyre te maxhorances ne lidhje me programin. Ne kete seance u zgjodh edhe nenkryetari i Kuvendit, Edmond Spaho i propozuar nga Partia Demokratike, i cili mori 99 vota. Rama: Do t'ia ngrejmë kokën Shqipërisë Kryeministri i ri Edi Rama premtoi se me programin qeverisës, maxhoranca do t'ia ngrejë kokën Shqipërisë. "Do të punojmë fort për të arritur dhe realizuar objektivat dhe premtimet tona", u shpreh Rama. Sipas tij, INSTAT sapo ka publikuar një dokument që tregon se në katër vitet e fundit varfëria në Shqipëri është shtrirë duke rrëzuar edhe 30 mijë njerëz të tjerë në humnerën e varfërisë. Berisha: Maxhoranca ka shpallur epokën e rrënimit Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij të parë në Kuvend, si deputet i thjeshtë akuzoi maxhorancën aktuale se ka shpallur epokën e rrënimit të Shqipërisë. Duke folur me tone të ashpra ndaj Qeverisë së re dhe kreut të saj, Berisha përmendi arritje të ekzekutivit të drejtuar prej tij, duke akuzuar Ramen se ka patur objektivin e tij madhor, bllokimin e integrimit. Duke kujtuar fjalimin e një dite më parë të Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës, Berisha deklaroi se gabimi më i madh që bëri kryeministri i ri ishte të mos përmendte figurën e Ibrahim Rugovës. Berisha në fjalën e tij deklaroi se Rama ka bërë premtime boshe dhe se asnjë prej tyre nuk do të mbajë. "Ka premtuar punesim, ulje cmimesh, sistem shëndetësor falas, por asnjë nga këto nuk do të mbajë.A mund të vendosë ai rendin me Saimir Tahirin? Në Shqipëri nuk ka probleme rendi. Tahiri është i lidhur më bandat më të mëdha kriminale", u shpreh Berisha. Sipas tij, fusha më e rëndësishme që prej jetën e shqiptarëve është ajo ekonomike, ndërsa theksoi se Rama me politikën e tij për vendosjen e taksës progresive do të dështojë dhe do të dëmtojë jetën e shqiptarëve. Tahiri: Lufta ndaj krimit, emergjencë kombëtare Ministri i ri i Brendshëm, Sajmir Tahiri e cilësoi si emergjencë kombëtare luftën kundër krimit dhe mafies në vend. Gjatë fjalës së tij teksa shpalosi platformën e qeverisë së re për kthimin në vend të rendit dhe sigurisë, Tahiri theksoi se një nga sipërmarrjet e qeverisë së re do të jetë krijimi i “Byrosë Kombëtare Kundër Krimit”. “Jemi të angazhuar të kthejmë policinë në shet. Ndaj për këtë arsye do të krijojmë “Byronë Kombëtare Kundër Krimit”. Lufta më e vështirë mbetet krimi ekonomik, pasi bëhet fjalë për një sistem të organizuar që rrezikon vendimmarrjen e institucioneve më të larta. Luftën kundër krimit dhe mafies do e cilësojmë si emergjencë kombëtare. Jemi vendosu të rikthejmë besimin tek policia e shtetit. Ne do marrim masa radikale ndaj armëmbajtjes duke e cilësuar armikun numër një. Do vendosim barazinë para ligjit dhe do të shembim murin e të paprekshmëve dhe të të ‘fortëve’. Ne duhet të arrijmë në një objektiv që të mos ketë më të paprekshëm”, theksoi Tahiri. Noka: Tahiri, ministër gjysmak, mik i bandave kriminale Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka gjatë fjalës së mbajtur në kuvend iu referua veçanërisht pasardhësit të tij Sajmir Tahiri i cili sipas tij, është një person gjysmak, hajdut dhe ‘mik’ i bandave, teksa i ka kujtuar edhe arrestimin e të atit të Tahirit për kontrabandë ilaçesh. “Zoti Rama i shndërrove nga ministra në drejtorë Bashkie, pasi je i bindur se do ju shërbejnë ju dhe klientelës tënde. Qytetarët kanë nevojë për projekte konkrete zhvillimi dhe integrimi. Ju zotëri, ju u servirni shqiptarëve si ministër të Brendshëm, një individ gjysmak, që pasi nuk mbaroi shkollën në Itali, u kthye në Shkodër, e pasi nuk e mbaroi as atje, gjeti një zgjidhje në Tiranë për të marrë diplomë. Ai është një individ depresiv, një njeri që kohë më parë ka qenë kontingjent i policisë dhe hajdut kasetofonësh dhe shëtiste me bandën e Shullazit, madje edhe me skaf. Babai i tij ka qenë objekt i punës së Policisë së Shtetit, kur e ëma ka qenë objekt për evazion fiskal. Ky është poshtërim që i bëhet Policisë së Shtetit, ofendim që i bëhet shqiptarëve që të lanë ty si gjysmagjel se ai që është gjel është ulur sipër teje”, tha Noka. Braçe: Ka nevojë kombëtare për ta shembur këtë republikë të korruptuar Deputeti socialit i qarkut Fier, Erjon Braçe, nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ngriti republikën e korrupsionit dhe Rama do ketë përballë mafian si kundërshtar. Ai garantoi se qeveria e re do të zhbëjë korrupsionin, ndërsa shtoi se duhet të prishen kontratat koncesionare abuzive të firmosura nga qeveria “Berisha”, pasi sipas tij, kostoja më e mirë është prishja e kontratave, se sa të lejohet që pasuritë e vendit të bien në dorë të mafies. “Dy muajt e fundit qeveria e mundur përhap keqkuptime. Ju populli u gënjyet nga ne. Angazhimet tona do sjellin fatkeqësi dhe recension u thonë. Ne PS paskemi qenë në pushtet dhe PD kanë qenë 8 vite në opozitë dhe ligjërohet madje dhe për skenar grek, duke harruar pjesën e ndëshkimit. E vërteta, ne kemi qenë 8 vite në opozitë dhe PD në pushtet, ende nuk kemi nisur punë në institucionet. Do na duhet të përballemi, me shtetin privat që këta ndërtuan. Kryeministri dhe ministri bën privatin ndaj çdo sipërmarrësi. Ky është korrupsioni si mënyrë jetese. Këtë do bëjmë ne, do shembin atdheun e kryeministrit dhe do të ndërtojmë atdheun tuaj. Ka nevojë kombëtare për ta shembur këtë republikë të korruptuar. Ekonominë për vete që u vendos për vete në Shqipëri, që detyroi monopolet natyrore si Lotaria Kombëtare CEZ, Armo, marrëveshje në naftë, gaz, kontrata për shfrytëzim pyjesh mineralesh dhe kullotash. Kostot i paguat ju, fitimet i morën ata. Së treti shërbimet e monipolizura që këta ndërtuan. Ka nevojë kombëtare për të zhbërë monopolet. Së katërti ekonomia nën të zezë që këta ndërtuan. 100 kompani të mëdha punojnë kështu dhe kishin firmën e ekspertes së familjes së kryeministrit. Krimin e organizuar që rritën në ekonomi, që ka hyrë fort në pastrimin e parave. Pjesa e kontratave qeveria është nën agresion. Ka nevojë kombëtare për të zhbërë krimin në ekonomi. Kryeministër ju keni aleat të madh popullit dhe kundërshtar të madh mafian”, u shpreh ai. Bregu: Mbi Ramën do rëndojë bllokimi i Shqipërisë në rrugën drejt BE Ish-ministrja e Integrimit, deputetja demokrate Majlinda Bregu është ndalur tek kapitulli për integrimin dhe ka akuzuar qeverinë “Rama” se në programin e saj nuk ka asnjë datë për projektet e integrimit, por vetëm fjalë. “Nuk ka asnjë datë për integrimin, përveç fjalëve, asnjë shifër, asnjë të dhënë. Nuk janë afatet kohore për kapjen e trenit të Europës. Rama e ndali këtë tren për 3 vjet. Mbi ty zoti kryeministër do rëndojë bllokimi i Shqipërisë në rrugën drejt BE. Marrja e statusit dhe fillimi i bisedimeve, këtë e kuptova që prisni të ngrini gota shampanje që do ta keni dhuratë, sepse detyrimet janë plotësuar për marrjen e statusit. Nuk e thoni kur do arrihet kjo? Keni frikë mos del ndonjë problematikë në lidhje me korrupsionin dhe grupin e organizuar kriminal në grupin tuaj? Po ju denoncoj publikisht sot se gjoba juaj ndaj qytetarëve po shtohet, duke i vjedhur minimumi 200 milionë euro të tjera ekspertizë. O pranoni se keni vjedhur, ose bëhuni shtetarë dhe pranoni se do vijoni të qeverisni me dokumentet solidë të qeverisë paraardhëse. Sistemi tashmë është i ngritur dhe thjesht duhet të vijohet, por jo të krijohet nga e para. Si do të bëhet punësimi i administratës publike, sipas zbatimit të ligjit të statusit të nënpunësit civil apo konkurseve partiake?Do të keni mundësinë që kur të shkoni në Bruksel të njiheni me një dokument që tregon përmirësime të dukshme krahasuar me një vit më parë. Sigurisht që ky program nuk ka as 100 ditë, as 300, as buxhet, as kosto. Meqë të hënën Rama niset për Bruksel, rrugën do ta gjejë të shtruar, po aq të shtruar sa të gjitha rrugët e vendit, ku ti shkoje në çdo fshat për të premtuar e për të mashtruar”, tha Bregu. Patozi: Qeveria nuk ka program, por një hartim të shkruar nxitimthi Ish- kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, pasi ka renditur arritjet e qeverisjes së mëparshme, ka sulmuar përbërjen e kabinetit qeveritar dhe programin e paraqitur prej tyre. “Qeveria nuk ka program, por një hartim të shkruar nxitimthi, diçka më shumë se dosja e Rexhep Mejdanit që u bë anekdodë. Rama nuk ka ndërmend të bëjë asgjë serioze për shtetin sa të jetë në qeveri. Nëse program nuk kishte, Rama ishte i qartë në një pikë në qasjen armiqësore ndaj opozitës. Nuk humbi asnjë sekond por iu vërsul në shpinë me një tërbim të pashoq. Jemi këtu për ti treguar se nuk na lëviz fare qerpiku prej kësaj qeverie ende të pamiratuar. Pas meje ju shikoni një qeveri me dy kate, ose më mirë me shtesë kati e cila pret të legalizohet falas sepse kështu ka premtuar kryeministri. As vend për sekretari nuk ka lënë Me një kabinet të fryrë me 6ministra më shumë se qeveria e kaluar, dhe shtimi i dikastereve si shtesa kati. Të mos mjaftonte të gjithë ministrat pritet të zëvendësohen me nga 20 deputetë duke e bërë më të kushtueshmin në të gjithë vitet. Kanë përtuar të marrin lapsin por janë dhjetëra milionë herë që dëmtojnë xhepat e shqiptarëve. Qeveria ka në përbërje njerëzit me më pak eksperiencë në administrim. Asnjëri prej tyre nuk ka asgjë për të thënë dhe nuk do flasë sepse qeveria ka vendosur kodin e heshtjes. Shqiptarët do të provojnë të qeveriset nga një kabinet privat dhe kjo është këmbanë alarmi që bie mbi ata që kanë veshë. Kemi provuar të gjithë llojet e qeverive, pro sa do të këqija që kanë qenë kanë përfaqësuar me aq sa kanë mundur, por kjo qeveri nuk mbështetet në asnjë kriter politik përfaqësimin, por e ka shkruar në ballë se është ndërmarrje private apo shpk e Edi Ramës, është kërcënim i madh për shqiptarët. Është kërcënim edhe për PS, pasi edhe atë nuk e përfaqëson, madje kam bindje se kriteri i ministrave jo deputetë është shpikur për të zgjeruar këtë dimension privat pavarësisht se kabineti ka lindur si kërcënimi madh kombëtar kjo është qeveria e Shqipërisë. Kjo qeveri as sot as në ditën e grahmës së vetë të fundit nuk do të ketë mallkimin e opozitës. Jemi të vendosur të vigjëlojmë. Do denoncojmë çdo aferë korruptive e çdo tentativë për të bërë ndonjë zullum prej saj. Do i tundim të gjithë premtimet e fushatës elektorale por do jemi dhe opozita e alternativave. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe opozitën e saj! Zoti e faltë këtë qeveri sepse as ai vetë se shpëton dot nga dështimi”, u shpreh Patozi. Majko: Qeveria Rama e pakrahasueshme me “Papandreun”, Berisha na la një “tufe borxhesh” Për deputetin socialit Pandeli Majko krahasimi që opozita i bën programit të qeverisë “Rama”me atë të Papandreut është i pavend, sepse situata që ka lënë qeveria e mëparshme nuk krahasohet me Greqinë. “Qeveria e re me programin e saj 4-vjeçar është zotuar për zgjidhjen e problemeve, por sigurisht vështirësitë janë të mëdha sepse ndodhemi përpara një “tufe borxhesh”. Të gjitha projektet e mëdha që qeverisja e djathtë nuk i ka përfunduar për mungesë fondesh, si rruga “Durrës-Kukës”, apo “Rruga e Arbërit” që është në një gjendje akoma më të keqe, apo dështimi me privatizimin e “Alpetrolit”, vlen shprehja “nuk dihet ku është dera e ku është dritarja”. Pronarët e vjetër dhe ish-të përndjekurit do kenë një plan të përkushtuar për t’i dhënë zgjidhje në kohë këtij problemi. Lidhur me administratën shtetërore, ka një numër punonjësish në administratë të ndryshëm nga njëri- tjetri nga përgatitja, por që trajtohen njësoj. Qeveria e re ka detyrim ligjor të kthejë në punë ata që kanë një vendim gjyqësor, apo të komisionit civil të cilët janë larguar padrejtësisht nga puna. Ky ristrukturim administrativ do të vijë si pasojë e reformës financiare në vend, prandaj kërkoj që Ministrit të financave Shkëlqim Cani t’i jepet përkrahja e nevojshme dhe më e madhja. Financat e vendit qeveria na i ka lënë, ku mungon vetëm shprehja “të rroni vetë”. Prandaj qeveria e re është një emergjencë për vendin tonë. Si deputet i Tiranës dëshiroj të them se nevojitet ndërhyrje për të shëruar këtë gangrenë sociale. Me lëvizjen e qytetarëve nga zonat rurale drejt qytetit ka krijuar problematika që duhen zgjidhur. Shteti shqiptar nuk po merr ende detyrimet e veta për emigracionin. Sikur të bëjmë gjysmën e asaj që bëjnë vendet e tjera për emigrantët e tyre do të ishte shumë mirë. Qeveria e re që drejton Rama, ka një mandat të qartë për të ndryshuar gjërat”, u shpreh Majko. Ministrat prezantojnë programet Fillimisht disa prej ministrave kanë prezantuar programin personalisht dhe iu janë përgjigjur pyetjeve të bëra me shkrim nga deputetët e opozitës. I pari që është përgjigjur ka qenë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili ka prezantuar politikat e dikasterit të tij për këtë sektor. “Brenda 100 ditëve territoret spitalore ambulatore t’i çlirojmë nga aktivitetet private. Qëllimi ynë është që shërbimi shëndetësor shtetëror të jetë paguesi i vetëm”, ka deklaruar Beqja. Më pas kanë vijuar ministrat e tjerë, secili me detajet përkatëse. Edmond Haxhinasto, ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës: Do realizojmë të gjitha projektet në infrastrukturë. Prioritet do të jenë investimet për zhvillimin e zonave turistike në jug. Në këtë zonë ka hapësira edhe për një transport ajror. Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë: Politikat e bujqësisë do të jenë të orientuara për zhvillimin e tregut të brendshëm, në mënyrë që puna e fermerëve të mos shkojë kot. Zona e Myzeqesë është hambari i Shqipërisë, ku kemi prodhimin më intensiv bujqësor dhe subvencionet nuk do të mungojnë. Ato gjitashtu do të orientohen sipas rezultatit. Cështja e përmbytjeve është një problem kronik dhe investimet për kanalizimet do të jenë prioritet i ministrisë. Shkëlqim Cani, ministër i Financave: Instituti i Sigurimeve Shoqërore është i dorës së dytë. Ne do gjejmë një zgjidhje që qytetarët të mos rrënohen. Janë me dhjetëra miliardë lekë detyrime të prapambetura të lëna nga qeveria e ikur. Situata e buxhetit të shtetit është e rëndë, por jo e pashpresë. Me Bankën Botërore dhe FMN-në do bëjmë një skanim të borxheve dhe do punohet që të vendosen kritere dhe kushte për shlyerjen e këtyre detyrimeve. Damian Gjiknuri, ministër i Energjitikës: Procesi i privatizimeve rezultoi i dështuar dhe qeveria do t’i kushtojë vëmendje të gjitha pasojave që kanë ardhur nga ky dështim. Angazhohem për kontrollin e procesit të privatizimit të kompanisë “Albpetrol”, që rezultoi gjithashtu i dështuar. Në programin e PS është bërë i qartë edhe adresimi i problemeve të minatorëve, për të gjetur për ta zgjidhjen e duhur për pensionet dhe kontributet shëndetësore. Eglantina Gjermeni, ministre e Turizmit dhe Zhvillimit Urban: Qeveria do të vendosë një moratorium për ndalimin e ndërtimeve pa leje në Berat dhe Krujë, për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Gjithashtu do të realizojmë fushata turistike brenda dhe jashtë vendit për të nxitur turistët e huaj. Të promovojmë vlerat tradicionale të Beratit duke rritur cilësinë e shërbimit aty. / Top Channel