E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, seanca e parë për 2013të hënën, do votohet dhe kreu I ILDKP

TIRANE- Seanca e parë parlamentare për vitin 2013 do të jetë të hënën më 21 janar ora 17:00. Vendimi është marrë sot nga konferenca e kryetarëve, e cila nën drejtimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli. u zhvillua sot paradite në Kryesinë e Kuvendit.

Me miratim të plotë, u votua edhe kalendari i punimeve të parlamentit. Ndër pikat më të rëndësishmë të këtij kalendari do të jetë edhe votimi i dekretit të Presidentit të Republiks për zgjedhjen e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë, post ky i lënë vakant pas zgjedhjes në krye të Prokurorisë së Përgjithshme të Adriatik Llallës.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›