Kuvend, shtyhet për seancën tjetër ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Alfred Rushaj, ka propozuar që të shtyhet për seancën tjetër ngritja e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore.
‘Propozoj ta heqim nga rendi i ditës ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, dhe ta kalojmë në seancën tjetër.’- tha Rushaj. Kërksa e tij u dakordësua në Kuvend.