E Martë, 3 Nëntor 2026

Kuvendi-Bardhi kërkon shpalljen e pavlefshme të seancës së 7 marsit. Nikolla: Sekretariati ende pa vendim

Ka nisur pa tensione seanca e sotme plenare, pas rreth 5 muajsh kaosi e përplasjesh. Në nisje të kësaj seance, deputeti demokrat Gazement Bardhi  ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të seancës plenare së 7 marsit dhe pr.ligjet e votuara.

Sipas Bardhit, nuk u plotësua kuorumi i nevojshëm për votimin e pr.ligjeve, duke shkelur kështu Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën.

“Kuorumi i vendimmarrjes 68 deputetë në seancën e kaluar. Në emër të grupit të PD, nuk kemi ende përgjigje për të shpallur pavlefshmërinë e seancës së kaluar.

Në përputhje me rregullorne e Kuvendit që procesi të hapet do duhet të jenë 71 deputetë. Në procesverbal në proces votimi morën pjesë 68 deputetë.

Në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, kërkoj të shpallni pavlefshmërinë e të gjitha votimeve të seancës së kaluar”, tha Bardhi.

Kryeparlamentarja Nikolla sqaroi se Sekretariati nuk ka marrë ende votim, ndërsa mazhoranca votoi pro procesverbalit që sipas saj, reflektori situatën e seancës së shkuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›