Kuvendi i Kosovës, homazhe për akademikun Rexhep Qosja

PRISHTINË, 24 prill/ATSH/ Ushtruesja e detyrës së presidentit, njëkohësisht kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu bëri homazhe dhe hapi Librin e Zisë, në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes.
Familja e Qosjes, siç ishte dëshira e fundit e të ndjerit nuk mori pjesë në këtë organizim.
Ndërkaq akademiku Rexhep Qosja ndërroi jetë dje në moshën 89-vjeçare. Kolosi i letërsisë shqiptare, Rexhep Qosja kishte kërkuar që ceremonia e varrimit të tij të bëhej private, pa medie, pa lule.
/KosovaPress//r.e/