Kuvendi i Kosovës mban nesër seancën për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër, të hënën, në orën 09:00, seancë plenare në të cilën pritet të shqyrtohet Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Seanca është caktuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Para fillimit të seancës plenare, Komisioni për Legjislacion do të mblidhet në orën 08:00 për të shqyrtuar projektligjin. Këtë e ka konfirmuar kryetari i komisionit, Vigan Qorrolli.
Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara pritet të jetë një nga pikat kryesore të rendit të ditës së seancës së nesërme.
/rtsh.al/