E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosovës mblidhet në mesnatë, dështon edhe përpjekja e fundit për zgjedhjen e Presidentit

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës


Kuvendi i Kosovës u mblodh sërish në orën 23:00, në një përpjekje të fundit për të zgjedhur Presidentin e ri dhe për të shmangur vendin nga zgjedhjet e parakohshme.

Në nisje të seancës së katërt brenda ditës, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi vijimin e procedurave për zgjedhjen e kreut të shtetit, duke theksuar se po pritej rikthimi i deputetëve në sallë.

Ajo akuzoi opozitën për mungesë vullneti në këtë proces, duke përmendur mungesën e përfaqësuesve nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista Serbe, si dhe deputetëve të tjerë.

“Pavarësisht thirrjeve për pjesëmarrje, opozita nuk është e pranishme as në këtë përpjekje të fundit për zgjedhjen e presidentit. Po presim nëse deputetët do të kthehen”, u shpreh Albulena Haxhiu.

Ndërsa kanë mbetur edhe pak minuta nga përfundimi i afatit asnjë nga opozita nuk është në sallë duke sjellë kështu mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, vetëm 4 muaj pasi u mbajtën zgjedhjet për të njëjtën arsye.

Ndërsa po e çojnë vendin në zgjedhjet të parakohshme pa ndonjë arsye të madhe që lidhet me politikën dhe jo procedurën, asnjë nga përfaqësuesit e opozitës nuk ka dhënë shpjegim. a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›