E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër për vazhdimin e seancës konstituive

PRISHTINË, 8 shtator /ATSH/ Kuvendi i Kosovës bën të ditur se të mërkurën, më 9 shtator, do të vazhdimi i seancës konstituive, e cila do të nisë prej orës 11:00.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Komunikim të Kuvendit, në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Tri partitë më të mëdha parlamentare, kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në këtë seancë.

Kuvendi është mbledhur dy herë që nga zgjedhjet e 7 qershorit. Në rastin e parë, deputetët u betuan dhe pas kësaj, Albin Kurti kryetar i VV-së kërkoi një shtyrje për të negociuar për çështjen e presidentit. Sipas tij, nëse Kuvendi do të konstituohej dhe Qeveria do të formohej pa një marrëveshje për presidentin, zgjedhjet nuk do të ishin shmangur.

Kreu i VV-së, Albin Kurti negocioi vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Me këtë parti, ditë më parë, ata ranë dakord për emrin e Bekim Sejdiut si kandidat konsensual për president. Por gjashtë deputetë të LDK-së e kundërshtuan këtë marrëveshje. Kurt Deputetët e PDK-së dhe Aleancës ani se i kanë kundështuar bisedimet me Albin Kurtin, ata vazhdimisht po protestojnë për thirrjen e seancës konstituive.

Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet e 7 qershorit ka fituar 53 mandate së bashke me dy parti (Guxo dhe Alternativa) në koalicion parazgjedhor. PDK, ka siguruar 22 ulëse, LDK 18 deputetë dhe Aleanca 7. Që nga muaj prill mandatin e presidentes po e ushtron Albulena Haxhiu si ushtruese e detyrës, pasi Vjosa Osmani mbaroi mandatin e saj pesëvjeçar.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›