E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në një seancë të jashtëzakonshme, ndryshimet në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Votimi i ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara, të njohura si Specialja, erdhi pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti për ndryshimin e ligjit, në kuadër të zhvillimeve që lidhen edhe me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Pas arritjes së marrëveshjes politike për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen dhe procesin e zgjedhjes së presidentit, kryeministri Albin Kurti dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shtrënguan duart në Kuvend.

Ndryshimet në ligj u votuan në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, ndërsa më pas u vijua me procedurën për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›