E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë

PRISHTINE-Kuvendi i Republikës së Kosovës, edhe këtë vit, me një sërë aktivitetesh, kremton Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Sot, duke filluar nga ora 9.00, Kuvendi hap dyert për qytetarë, të cilët do të kenë mundësi ta vizitojnë ndërtesën e Kuvendit dhe të takohen me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.

Prej orës 9.30, ndërkaq, në oborrin e Kuvendit mbahet Panairi i Organizatave të Shoqërisë Civile, hapjen e të cilit do ta bëjnë drejtues të Kuvendit, të OSBE-së dhe të shoqërisë civile.

Në orën 11.00 mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për esenë në temën “Sa dëgjohet zëri im?”, ndërsa në orën 13.00 organizohet tryeza “Rrjetet sociale – mundësi e komunikimit më të mirë të klasës politike me qytetarë”, në të cilën do të marrin pjesë deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

(d.b/Koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›