E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kuvendi i RMV pro propozimit francez/ Meta: Të kthjellohet mirë çdo vendimmarës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin maqedonas.

Sipas Metës, vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarës për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane.

“Përshëndes votimin pro-formulës Makron nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme për të dy vendet tona.

Përgëzoj faktorin politik shqiptar, që gjithmonë mbetet besnik i orientimit europian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike.
Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse”, shkruan Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›