E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kuvendi i heq mandatin Salianjit, deputetët e PD nxjerrin karriget në oborr dhe u vënë zjarrin

Këtë të hënë mbahet seanca e radhës parlamentare. Siç ishte paralajmëruar seanca nisi me tensione pas dënimit të ish-deputetit Ervin Salianji.

Deputetët e Partisë Demokratike pasi bllokuan foltoren, më pas u larguan nga aty. Ata morën karriget dhe i hodhën jashtë ambienteve të Kuvendit.

Në fund i hodhën benzinë dhe i vunë flakën.

E gjithë kjo skenë ndodhi pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi vakancën e krijuar në parlament me mandatin e Salianjit.

“Në lidhje me njoftimin për urdhrin e ekzekutimit për vendimin penal për deputetin Ervin Salianji pasi mora opinionin e Shërbimit Legjislativ pranë Kuvendit sqaroj se rregullorja e Kuvendit në nenin 13 të saj nuk parashikon mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për rastet kur mandati i deputetit mbaron për shkak të dënimit gjyqësor me vendim të formës së prerë. Sa më sipër njoftoj vakancën e krijuar për shkak të zbatimit të vendimit penal të formës së prerë ndaj zotit Ervin Salianji dhe të bëhet njoftimi përkatës pranë KQZ-së”, tha Spiropali.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›