E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kuvendi i hoqi imunitetin Berishës, Bardhi: Vendim antikushtetues, s’është i njëjti standard për miqtë dhe armiqtë e Ramës

Gazment Bardhi e ka cilësuar si antikushtetuese vendimin e Kuvendit për t’i hequr imunitetin Sali Berishës dhe për t’i hapur rrugën SPAK për arrestimin e këtij të fundit.

Bardhi tha se ky vendim është një akt politik i Edi Ramës, teksa shtoi se votat ishin vetëm të PS-së.

Një standart për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standart tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi, shtoi Bardhi në reagimin e tij.

“Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standarti më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike.

Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standart për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standart tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi“, tha Bardhi.

Me 75 vota pro dhe mes kaosit dhe tymit, deputetët i dhanë dritën jeshile SPAK për të vijuar me procedurat për ashpërsimin e masës së sigurisë për Berishën./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›