E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton buxhetin, Adriatik Llalla siguron 75 vota si kryeprokuror

Kuvendi i Shqipërisë, pas një seancë maratonë prej rreth nëntë orësh, arriti të miratojë në parim buxhetin e vitit të ardhshëm.

Buxheti mori 74 vota në parim, ndërkohë që opozita votoi kundër ashtu siç kishte paralajmëruar në fjalimet e mbajtura në seancë.

Opozita shprehu shqetësim në këtë situatë sidomos për çështjen e borxhit, duke theksuar se tanimë vendi po shkon drejt greminës.

Ndërkohë Kuvendi ka miratuar edhe zotin Adriatik Llalla si kryeprokuror të Shqipërisë. Ai ka marrë 75 vota pro dhe 54 abstenime nga opozita. Opozita ashtu sivc kishte paralajmëruar ka abstenuar, pasi pak ditë më parë shprehu qëndrimin e saj se janë dakord me emrin, por e cilësojnë procesin si antikushtetues.

Më 3 dhjetor Presidenti Nishani dekretoi Adriatik Llallën në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës. Në relacionin shoqërues të dekretit presidencial, Nishani vlerësonte eksperiencën e gjatë të tij në strukturat e organit më të lartë të akuzës në vend, ku ai ka kryer detyra të ndryshme.

Adriatik Llalla, aktualisht kreu i ILDKP-së, duke e quajtur detyrën e re sfidë dhe përgjegjësi të madhe ka garantuar se do të luftojë korrupsionin edhe brenda prokurorisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›