Kuvendi miraton projektbuxhetin për 2009-ën

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën e pasdites së sotme, vetëm me votat e mazhorancës, projektbuxhetin për vitin 2009.
Kuvendi miratoi, me 73 vota pro, ndryshimet në Paketën Fiskale të propozuara nga qeveria. Gjatë seancës së sotme u miratuan ndryshimet në ligjin "Për lojrat e fatit" ku u vendos forcimi i kontrollit të masave administrative për këto subjekte si dhe rritja e taksave për to.
Kuvendi miratoi edhe disa ndryshime në nivel taksash për mallrat që paguhet akcizë, si dhe ndryshimet në taksat vendore, konkretisht në taksën e ndikimit në infrastrukturë, që do të jetë 0.5% e vlerës së investimit për ndërtesat në proces legalizimi.
Ndërkohë u miratuan dhe disa ndryshime në rimbursimin e TVSH-së. Këto ndryshime parashikojne se nëse brenda një afati kohor prej 30 ditësh, organet tatimore nuk rimbursojnë TVSH te bizneset, atëherë këto të fundit nuk do të paguajnë taksat.
Ashtu si në seancat e mëparshme opozita nuk mori pjesë sepse vazhdon të bojkotojë këtë institucion.