E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kuvendi nis me 1 minutë heshtje në nder të Bogdanit, deputetët e PD braktisin sallën

Seanca e sotme plenare do të zhvillohet pa praninë e eksponentëve të opozitës. Është mbajtur një minutë heshtje në nisje të saj, në nder të ish-deputetit të PD Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë mesditën e djeshme.

“Prehu në paqe Gert! Të qoftë i lehtë dheu!”, tha kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.

Teksa deputetët e Partisë Demokratike po respektojnë Ditën e Zisë, pritet që këtë të Enjte në sallën e Kuvendit të diskutohen një sërë projektligjesh.

Kujtojmë se të Mërkurën, demokratët njoftuan se të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen. Po ashtu në të gjitha selitë e PD-së, flamujt do të ulen në gjysmështizë. /a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›