E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kuvendi nis me batuta/ Rama-Zhupës: Je fushë komplet, do bësh karrierë si kryetari. Spaho-Ramës: Ëmbëlsia jeni ju

Ka nisur me batuta, senaca plenare e kësaj të enjte.

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputeten demokrate, Ina Zhupa pasi kjo e fundit kërkoi interpelancë me ministren e Kulturës në lidhje me çështjen e Butrintit.

“Je fushë komplet, do bësh karrierë si kryetari”- tha Rama.

Ndërsa nuk kanë munguar ironitë edhe ndaj kryeministrit dhe deputetit Edmond Spaho.

Spaho: Na keni caktuar padrejtësisht që jemi të pavarur, unë në deklaratën time sipas rregullores nuk e quaj veten të pavarur, pse jemi në fund të listës, sikur të ishim armiq? Pse nuk i alternoni?

Rama: Ëmbëlsira lihet për në fund.

Spaho: Ëmbëlsira më e madhe jeni ju! Duam t’ju dëgjojmë vazhdimisht. Ju keni marrë edukatën të Lana, jeni rritur me të gjithë idiotët e rrugaçët e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›