Kuvendi nis seancën plenare me një minutë heshtje për Fatos Nanon

Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku në rendin e ditës parashikohet zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve.
Seanca ka nisur me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos.
Sot pritet gjithashtu të raportojnë disa institucione, si KLSH, Komisioni i Prokurimeve Publike dhe ai i administratës Publike, ndërsa pritet diskutimi i projektligjit për barazinë gjinore.