E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi pritet të miratojë sot ndryshimet në qeveri

Kalendari i punimeve ka parashikuar që ditën e sotme, në orën 5 pasdite, të nisë me një seancë plenare, ku në rend të ditës të kenë miratimin e aktit normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2010.

Konferenca e Kryetarëve vendosi 1 javë më parë që seanca të mbahet sot, duke pasuri si qëllim votimin e aktit normativ të ndryshimeve në buxhetin e vitit 2010.

Opozita e kundërshtoi këtë program për ditën e sotme, duke kërkuar më shumë kohë për diskutimin e këtyre ndryshimeve në buxhet. Por me publikimin e videos së regjistruar ish-ministri Dritan Prifti, që çoi në dorëheqjen e e zv.kryeministrit, seanca e ditës e sotme ka ardhur si me "kërkesë" të vetë opozitës.

Ndonëse kalendari nuk parashikon orë të lirë për debat, opozita do të vijojë akuzat e saj. Nga ana tjetër, pritet që në këtë seancë të miratohen edhe ndryshime në qeveri, duke emëruar Edmond Haxhinaston zv.kryeministër e ministër të Jashtëm, si dhe Nasip Naçon si ministër të Ekonomisë, Tregtisë e Energjetikës.

Në të njëjtën kohë, pritet që edhe deputeti Vangjel Tavo të konfirmohet si nënkryetari i Kuvendit, në vend të Nasip Naços. Kryeministri Sali Berisha ka firmosur ndryshimet në qeverinë e tij, pas dorëheqjes të parevokueshme të Ilir Metës, por ende nuk ka një konfirmim nga Presidenca për dekretimin e këtyre ndryshimeve. Kreu i Shtetit ka 7 ditë kohë që të dekretojë ndryshimet. Pritet që të hënën paradite Presidenti të hedhë firmën e tij mbi ndryshime në kabinetin qeveritar.

Dita e parë e punës së Kuvendit do të ketë miratimin e kalendarit dhe programit të punës për dy muajt e ardhshëm, si dhe ndryshimet në buxhetin e vitit të kaluar, për rialokimin e më se 50 milionë dollarëve. Seanca parlamentare pritej ditën e enjte, por Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca të bëhet ditën e hënë, me qëllimin e miratimit sa më shpejt të aktit normativ për buxhetin. Seanca e ditës së hënë duket se do të nisë me debatin mbi aktualitetin politik.

Dorëheqja e zv.kryeministrit duket se ka lënë në hije kërkesat e opozitës për hetimin e zgjedhjeve, në një kohë që tashmë ka nisur edhe hapja e kutive e djegia e fletëve të votimit. Në forumet e Partisë Socialiste, është vendosur një marrëdhënie e kushtëzuar me Kuvendin, duke vijuar të njëjtin pozicion të opozitës në Kuvend, duke qëndruar në seanca për debat pro, pa votuar për projektligjet. Me hapjen e Kuvendit, pritet të rihapet sërish debati për hetimin e zgjedhjeve të kaluara dhe kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›