E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi voton Adriatik Llallën, opozita abstenon

Adriatik Llalla

TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot dekretin e presidentit te Republikes per Adriatik Llallen kryeprokuror te Pergjithshem të Shqipërisë.

Dekreti i Presidentit, ashtu siç ishte parashikuar mori 75 votat e maxhorancës, ndërsa opozita abstenoi.

Nje dite me pare, ne Komisionin e Ligjeve, ky dekret kaloi po ashtu vetem me votat e maxhorances nderkohe qe opozita sikunder kishte deklaruar ne mbledhjen e saj te fundit te Grupit Parlamentar, abstenoi.

PS deklaroi se nuk eshte kunder kandidatures, por kunder procesit te ndjekur nga kreu i shtetit per zgjedhjen e kryeprokurorit.

Vete Llalla, aktualisht kreu i ILDKP, duke e quajtur detyren e re sfide dhe pergjegesi te madhe ka garantuar se do te luftoj korrupsionin edhe brenda Prokurorise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›