Kuzhe: Mendova se mund te fitonim

Kjo ndodhi menjehere pas golit te Bogdanit, qe barazoi shifrat. “Pasi barazuam e mendova se mund ta fitonim kete ndeshje. Me pelqen te fitoj dhe po luanim mire”, pohoi trajneri kroat per “SuperSport”.
“E kishim pergatitur mire ndeshjen dhe ky rezultat eshte i mire per ne, pasi luajtem perballe nje skuadre shume te forte si Danimarka. Jam i kenaqur, pasi ne pjesen e dyte luajtem nje futboll te mire dhe ofensiv, ashtu sic kam kerkuar edhe une perpara ndeshjes. Ne pjesen e dyte ndryshuam disi taktiken, pasi i lejuam kundershtaret qe te luanin dhe te na rrezikonin. Danezet kane lojtare me eksperience, megjithate ne pjesen e dyte ushtruam me shume presing dhe besoj se kjo funksionoi. Goli? Mendoj se e merituam golin, pasi ne pjesen e dyte luajtem ne gjysmefushen kundershtare dhe i detyruam danezet qe te luanim me kundersulme. Ecuria pozitive? Natyrisht qe do te kete edhe momente te veshtira, pasi ndertimi i skuadres eshte nje proces. Do te kemi momente te veshtira, por besoj se mund te mbajme nje atmosfere te mire dhe te marrim rezultatet qe deshirojme nga ndeshjet e ardhshme”.
Kapiteni Ervin Skela shtoi: “Ne pjesen e pare nuk treguam forcen tone, ndersa ne pjesen e dyte, me levizjet e trajnerit dhe me direktivat e tij per t’u ushtruar presing danezeve arritem te shenonim. Ne ate rast duhet pergezuar veprimi i Salihit. Kjo skuader ka shume te ardhme, djem te rinj te talentuar dhe me karakter. Duhet te vazhdojme rezultatet pozitive, te cilat i sherbejne te ardhmes. Rivaliteti me Bogdanin per klasifikimin e golashenuesve? Nese luajme keshtu ne grup do te vazhdojme te kemi rezultate te mira, nuk ka rendesi kush shenon”.
Zv/kapiteni Lorik Cana shtoi se me kete barazim, Shqiperia po tregon se ka objektivat e saj dhe do te kerkoje te marre pike edhe ne takimin e fundit me Suedine. “Rezultati dhe ajo qe tregoi ekipi jane shume pozitive. Ne pjesen e pare, kualiteti i kundershtareve na vuri ne veshtiresi. Por luajtem me zemer dhe ne pjesen e dyte trajneri riparoi disa gjera, duke na nxjerre me shume ne sulm dhe ishim ne ata qe e vendosem Danimarken ne veshtiresi. Ndryshimi nga ndeshja e pare? Ka ndryshuar ambienti dhe te gjithe mundohen te zbatojne detyrat e trajnerit. Gjithashtu kemi edhe shume te rinj dhe jemi duke ndertuar nje skuader te se ardhmes. Pas barazimit me Danimarken do te synojme te marrim pike edhe kunder Suedise”.