Kuzhe premton Shqiperi ofensive

Por qe te realizohet nje gje e tille duhet qe ndaj Shqiperise me 8 tetor ne Tirane nuk duhet te lene pike. Por i druhen shume lojes mbrojtese te kuqezinjve.
Por ai qe i ka sfiduar ne shtypin boshnjak ka qene pikerisht Josip Kuzhe trajneri i Shqiperise duke i paralajmeruar se do te duhet te bejne llogarite me lojen sulmuese te kuqezinjve. Tekniku kroat po shijon momente te mira. Qekurse ka debutuar me kete ekip disa gjera kane ndryshuar per mire.
Fakt eshte nje seri pozitive prej 7 ndeshjesh pa humbje qe mjaftojne per ti dhene forme nje paralajmerimi per Bosnjen se sfida e 10 diteve nuk do te jete nje shetitje. Sipas mediave boshnjake shqiptaret jane jashtezakonisht te motivuar kane bere nje fillim te mire te eliminatoreve. Barazimi ne Rumani flet shume. Dy ndeshje dhe 4 pike duke kryesuar grupin jane nje fillim me i mire sesa parashikimet. Fakti qe kemi 7 ndeshje pa humbje dy fitore dhe 5 barazime tregon nje lloj niveli cilesor fale te cilit mund te marresh rezultat tha Kuzhe. Tani duhet vetem te pergatisim me kujdes ndeshjet e radhes ne eliminatore. Natyrisht qe jam i lumtur per paraqitjet ne dy ndeshjet e para mbi te gjitha per ate ndaj Rumanise qe sipas meje eshte aktualisht nje skuader e madhe. Sipas boshnjakeve Kuzhe ne Rumani ka luajtur me nje formacion ekstremist difensiv 4-5-1. Dhe i druhen se mos kroati luan keshtu edhe ndaj tyre. Por Kuzhe e hedh poshte. Ne grupin tone ka skuadra te forta me te cilat kemi bilance jo pozitive perjashto Luksemburgun. Ne kemi nje skuader te organizuar edhe ne jemi te forte ndaj barazuam ne Rumani. Por kemi edhe aftesi per te fituar.
Por Kuzhe synon te perfitoje nga pikat e dobeta te Bosnjes. Kam vezhguar disa ndeshje te saj kane individualitet te mrekullueshem qe mund te vendosin ndeshjen nje sulm potencial lojtare qe luajne ne kampionate te forta. Por normalisht ka edhe defekte. Nje prej tyre eshte mbrojtja nese e ve nen presion. Natyrisht ne duam te fitojme dhe do ta provojme. Do te duhet te bllokojme individualitete mbi te gjitha ata te sulmit. Do te ishte nje cmenduri ti linim kundershtarit te luaje topin ne mesfushe ku Bosnja ka edhe piken me te forte. Nese i lejojme te luajne 30-40 metra afer zones tone do te ishte vetevrasje. Do te ushtrojme presion. Ju garantoj me 100 qe do te sulmojme ne. Motoja jone do te jete pa frike keshtu mund te shkojme te fitorja. Nuk ka sens te luajme ne mbrojtje edhe pse ata kane nje sulm potencial. Jemi shume te motivuar ndaj do te provojme te japim maksimumin perfundoi Kuzhe.