E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe realist perballe Frances


Trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, është realist që do të ndeshet me një nga skuadrat më të mira në Europë,  por deklaron se kjo nuk e ndalon atë dhe të gjithë skuadrën kuqezi të mendojnë për një rezultat pozitiv.

“Nuk mund të pretendojmë që ndaj Francës të kemi një dominim të lojës dhe presim që ata të mbajnë topin më shumë se ne. Por kjo nuk do të thotë që ne vetëm do të mbrohemi, ne do të mundohemi ta kapim në kundërsulm. Vendosja e Currit në mesfushë është një frymëmarrje për ne, pasi ai është agresiv, mund të futet në duel dhe mund të rrezikojë në zonën kundërshtare me topat e lartë. Kjo zgjedhje është edhe për shkak të formës së mirë që po kalon Teli”, shprehet Kuzhe.

Kapiteni Altin Lala, i cili ende nuk e ka të Vendosja e Currit në mesfushë është një frymëmarrje për ne, pasi ai është agresiv, mund të futet në duel dhe mund të rrezikojë në zonën kundërshtare me topat e lartë

Josip Kuzhe
Trajneri i kombetares kuqezi sigurtë vendin në formacionin e parë, thotë se përballë një kundërshtari kaq të fortë duhet ruajtur gjakftohtësia: “Shpresojmë që të jemi në gjendjen më optimale. Duhet gjakftohtësi sepse Franca ka lojtarë shumë të mirë në sulm.

“Francezët janë në vendin e parë dhe kanë presionin për të siguruar këtë vend duke fituar ndaj nesh dhe Rumanisë. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe publiku duhet të na mbështesë”, deklaron Cana.

Përballë futbollistëve të drejtuar nga Lorent Blank, trajneri i kombëtares shqiptare do të nxjerrë në fushë një formacion me dy sulmues, si gjithmonë dyshja Salihi - Bogdani.

Shqipëri-Francë, policia merr masa

Shqipëri-Francë, policia merr masa
Policia e Tiranës merr masa për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Francë, që zhvillohet të premten në mbrëmje.

Gjatë ditës së nesërme nga ora 14.00 deri në mesnatë do të bllokohen rrugët që të cojnë drejt stadiumit dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në sheshin "Italia" dhe pranë stadiumit.

Policia e kryeqytetit bëri të ditur se do të ushtrohet kontroll i imtësishëm i tifozëve që do të hyjnë në stadium.

“Qemal Stafa” gati për Francën

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” do të jetë gati për sfidën e të premtes. Drejtori i këtij impianti, Viron Bezhani ka pohuar se falë bashkëpunimit me FSHF-në, me Drejtorinë e Ujësjellsave dhe me Drejtorinë e Policisë, fushat dhe ambientet e tjera kanë ndryshuar pamje.

“Mendoj se i kemi marrë të gjitha masat. E kemi lyer të gjithë stadiumin”, tha Bezhani.

“Nuk besoj se kjo do të jetë ndeshja e fundit. Do të përgatitemi edhe për ndeshjen me Rumaninë”, theksoi ai.

 

Kombëtarja
Blank: Shqipëria i ka shanset
Francezët në Dajt
Mbërrin kombëtarja franceze

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›