Kuzhe se bashku me skuadren studiojne para TV-se Bosnjen
Trajneri Josip Kuzhe rreshtoi mbreme ora 2000 para televizorit te gjithe futbollistet e kombetares shqiptare per te pare ndeshjen Rumani-Bosnje. Kjo taktike u be me qellim studimin e perfaqesueses boshnjake me te cilen kuqezinjte do te perballen pas tri ditesh me 7 qershor ne Zenica.
Kartonet
Shqiperia shpreson qe kundershtari i radhes te mos jete i plote pas ndeshjes qe luajti mbreme duke marre parasysh faktin se shtate futbolliste boshnjake rrezikojne sfiden ndaj nesh ne rast ndeshkimi me karton te verdhe. Pas pese ndeshjeve te para kualifikuese kombetarja kuqezi ka 8 pike po aq sa Bjellorusia e vendit te dyte. Bosnja e katerta ka nje pike me pak por ka nje ndeshje me teper per te luajtur pikerisht ate kunder Rumanise e cila ka 5 pike. Franca kryeson grupin tone me 12 pike ndersa ne fund qendron Luksemburgu me vetem 1.
Formacioni i mundshem
Sa i perket formacionit te mundshem duhet thene se Kuzhe e ka gati ne mendje rreshtimin e duhur. Gjithmone nese marrim parasysh se miqesorja me Olimpikun eshte marre si nje ndeshje e rendesishme ku do te percaktohen emrat e futbollisteve atehere pritet te jete ne 11-shja anti-Bosnje ne porte ka qene Beqaj kurse Cana dhe Curri jane vendosur ne qender te mbrojtjes. Dallku ka luajtur nga e djathta dhe Vangjeli nga e majta. Lala dhe Bulku jane pozicionuar para mbrojtjes kurse ne te djathte te mesfushes trajneri Kuzhe ka preferuar Andi Lilen. Skela ka qene pak me i avancuar ne linjen e mesfushes ne mbeshtetje te dy sulmuesve Salihi dhe Bogdani.
Pjanic Dua tri piket me Shqiperine
Mesfushori i Bosnje-Hercegovines dhe i Lionit Miralem Pjanic beson se ndaj Shqiperise ne Zenice do te jete nje spektakel i vertete dhe natyrisht ai beson tek fitorja e te zoteve te shtepise.
Synimi normal eshte barazimi - u shpreh ai cituar nga gazeta sarajevase San - nese do te kthehemi me nje pike nga Rumania atehere do te jemi me te qete per te dhene spektakel ne Zenice ndaj Shqiperise. Mendoj se publiku yne do te na ndihmoje edhe me shume qe te fitojme ndaj shqiptareve jam i bindur se ne ate stadium ne mund te fitojme ndaj cdo kundershtari - vazhdoi ylli 21-vjecar.