“Ky Parlament na ul intelektin” – Pedagogu Maksim Meço iu drejtohet policëve: Rama ka ikur! Ajo “Bela” ka miliona, ju nuk keni bukë në shtëpi! Po na vjedhin, nuk shkon më kështu
Pedagogu Maksim Meço, i pranishëm në protestën që po zhvillohet përpara Parlamentit, iu drejtua efektivëve të Policisë që ndodhen aty, duke iu theksuar se duhet t’iu vijë turp për atë që kanë bërë këto ditë ndaj të rinjve, të cilët janë ngritur në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Ai theksoi se ndihen të fyer nga ata që i përfaqësojnë në Parlament, ndërsa shtoi se efektivëve duhet t’u vijë turp që ishin në “anën e turpshme të historisë”. Pedagogu iu theksoi atyre se ndërsa ata vuajnë për bukën e gojës, ish zv kryeministrja Belinda Balluku ka marrë miliona.
“700 mijë lekë marrin dhe i presin fëmijët erdhi babi nuk erdhi babi. Jam edhe me këta. Por jo kështu të na trajtojnë ne si kafshë se kanë marrë një urdhër se profesorët do të djegin Parlamentin. Po të marrtë dreqi Parlamentin. Atë parlament nuk e njohim fare. Ai na ul intelektin, na fyen ai nivel parlamenti. Parlament me Tao Tao, me Zegjinenë, Sarën, është turp.
Ai ka ikur, por juve nuk do të t’ju vijë turp se ishit në anën e turpshme të historisë? Nuk iu bëjmë gjë. As me atë nuk merremi. Të ndryshojmë jetën tonë o çuna. Po luftojmë edhe për ju. Nuk shkon më kështu. Po na vjedhin. Ka miliona ajo o Bela. Ju nuk keni bukë në shtëpi. Po ça iu kemi bërë që na urreni kaq shumë? Nga iu lind?”, u shpreh pedagogu.