Ky lëndim i tmerrshëm në Moto GP

Në garën e djeshme në Moto GP që u mbajt në Itali, shikuesit patën rastin të shohin një aksident të frikshëm. Britaniku i ri, Bradley Smith u përplas me motoçikletën e tij.
Pas disa orësh ai ka publikuar një foto ku shihet se e ka marrë veten dhe se është në gjendje të mirë. Por i tmerrshëm duket lëndimi i pësuar në gishtin e tij të vogël të dorës së majtë.
"Unë kam shpëtuar dhe po ndihem mirë. Nga aksidenti ka pësuar vetëm gishti im i cili është në një gjendje të rëndë" ka deklaruar Smith./Indeksonline/