E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kyrgios eliminohet nga US Open, “çmendet” dhe thyen dy raketa

Në gjysmëfinalen e Us Open shkon Khachanov dhe jo Kyrgios, i mundur në çerekfinale nga rusi 7-5 4-6 7-5 6-7 (3) 6-4, që tani do ta shohë në përballjen me me Ruud, “xhelatin” e Berrettinit.

Australiani, i cili shpesh jep shfaqje jo vetëm me cilësinë e tij në fushë, por edhe me shpërthime e protesta, e përsëriti veten edhe këtë here. Në fund të ndeshjes ai shkarkoi të gjithë zhgënjimin për humbjen duke hedhur me dhunë dy raketa në fushë, duke i thyer ato. Një skenë e parë dhe e rishikuar, tashmë pothuajse tipike për Kyrgios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›