E Shtunë, 31 Tetor 2026

L. e Mesme, izraelitet vrasin 6 palestineze

Ushtaret izraelite kane eleminuar sot ne sulme te ndryshme 6 palestineze, dy prej te cileve ishin anetare te partise se Fatahut, ndersa te tjeret kerkonin te kalonin ilegalisht kufirin.
Sipas burimeve prane forcave palestineze te sigurise, dy anetaret e Fatahut nuk benin pjese ne listen e aktivisteve te kerkuar nga ushtria. Shtepite e tyre ne Nablus u rrethuan nga makinat ushtarake te trupave izraelite, te cilat i eleminuan edhe pse sipas burimeve, ata nuk bene rezistence. Nderkohe, tre palestineze u vrane ne Rripin e Gazes po nga zjarri i ushtareve izraelite, teksa tentonin te kalonin barrieren e sigurise qe ndan veriun e Rripit nga territori izraelit. Sipas burimeve, ata donin te shkonin ne Izrael per te punuar si punetore klandestine. Ndersa palestinezi tjeter mbeti i vrare ne nje shkembim zjarri, shtojne me tej burimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›