E Shtunë, 31 Tetor 2026

LAJM I FUNDIT/ Bode: 1.3 miliard USD jashtë vendit? E çfarë pastaj, PS i shpërdoronte kaq për një vit

Ministri i Financave, Ridvan Bode, reagoi dy ditë me vonesë ndaj raportit të Global Financial Integrity, ku thuhet se për vitet 2005- 2010 nga Shqipëria kanë dalë 1.3 miliard dollarë për shkak të evazionit fiskal, krimit dhe korrupsionit.

Bode tha se opozita po e përdor këtë raport për të hedhur baltë mbi Shqipërinë. Ai deklaroi se Shqipëria ndodhet në vendin e 106-të, që është një vend i nderuar.

Bode u shpreh se të gjithë paratë e lëvizura janë të regjistruar. Ministri i Financave theksoi se Shqipëria është e fundit në rajon sa i përket evazionit fiskal.

Madje ministri shkoi më tej kur tha se në kohën e PS ishin mbi një miliard dollarë që shkonin si kosto për korrupsionin në një vit. Ai citoi një raport të Bankës Botërore të vitit 2004.

Ministri u krenua duke thënë se një shifër prej rreth 200 milion dollarësh në vit nuk është gjë.

(VIJON)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›