E Martë, 3 Nëntor 2026

LAJMI I FUNDIT/ Vriten 3 persona në Memaliaj! Në shënjester familja Kalemi

Memaliaj/Informacion paraprak 

Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë  me armë zjarri shtetasit  Shyqyri Kalemi, 74 vjeç, Marsel Çela, 47 vjeç dhe Gëzim Muka, 36 vjeç si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Artur Kalemi, 57 vjeç, i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe  kanë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Berat, Vlorë. 

Në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea,  Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Nderkohë është ngritur një  grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.

Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›