E Diel, 1 Nëntor 2026

LDD Dhjetori te jete muaji i zgjedhjeve

Drejtues te partise Lidhja Demokratike e Dardanise kane deklaruar sot se duke pare krizen e thelle institucionale ne te cilen eshte futur Kosova zgjedhjet e jashtezakonshme jane zgjidhja e vetme.

Nenkryetari i LDD-se Lulezim Zeneli ka deklaruar se situata ne te cilen ndodhet vendi eshte shume shqetesuese dhe ka kerkuar nga kryeministri Thaci qe ne baze te dispozitave kushtetuese ti jape fund mandatit te tij qeverises.

LDD vlereson se pervec zgjedhjeve te jashtezakonshme nuk ka alternative tjeter. Kerkojme qe pjesa e dyte e muajit dhjetor te jete koha e mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare ka pohuar Zeneli.

Ai ka shtuar se zgjatja e kesaj agonie institucionale do te jete e demshme per shtetin dhe qytetaret e Kosoves te cilet do te vuajne pasojat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›