LDD e Mitrovicës me AAK-në

Në kohën kur degët e Lidhjes Demokratike të Dardanisë disa përkrahin koalicionin me AAK-në disa i dalin kundër, dega e Mitrovicës, ka dërguar një komunikatë ku e mbështet këtë koalicion.
“Se dega e LDD-së në Mitrovicë është e palëkundër në përkrahjen e vendimit të Kryesisë së partisë dhe Kryetarit akademik Nexhat Daci për lidhjen e koalicionit me AAK-në, kjo u dëshmua edhe sot në mbledhjen e Kryesisë së kësaj Dege me kryetar të nëndegëve, të mbajtur në selinë e degës, dhe të cilën e udhëhoqi kryetari i degës, dr. Ramadan Kelmendi e ku të pranishëm ishin edhe anëtarët e kryesisë së LDD-së, dr. Qamile Morina, ingj. Shar Pllana dhe Nehat Emrullahu”, thuhet në këtë komunikatë./Indeksonline/