E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK: AAK-ja po blen vota në komunën e Rahovecit

Dy partitë që kaluan në balotazh në Rahovec kanë akuzuar njëra-tjetrën për vjedhje votash.
Lidhja Demokratike e Kosovës, akuzoi këtë të diel partinë tjetër, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, se ka blerë votat për këtë komunës.

Sipas LDK-së, vëzhgues të AAK-së janë parë duke blerë vota për kandidatin e kësaj partie për kryetar të Rahovecit, si dhe thuhet se janë shpërndarë mbushje nëpër qendra të votimit dhe është kërkuar që të votohet kandidati i AAK-së.

Ndërkaq, përmes konferencave për shtyp, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se rrjedha e deritanishme e procesit zgjedhor është normale dhe nuk është raportuar asnjë incident.

Drejtori për informacion i AAK-së, Besnik Tahiri, ka ftuar qytetarët e Rahovecit që të dalin në numër sa më të madh, “duke i dhënë kështu një shtytje demokracisë dhe rrjedhave normale të krejt procesit zgjedhor për kryetar të komunës”, njofton Telegraf. Gara e balotazhit për kryetar të komunës së Rahovecit zhvillohet ndërmjet kandidatit të LDK-së, Ibrahim Kryeziu dhe atij të AAK-së, Smajl Latifi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›