LDK nominoi kandidatët për kryetarë komunash

Pas punës me Degë, drejtuesit dhe anëtarësinë, në mbështetje të Statutit dhe të Parimeve orientuese të vendosura në Këshilli i Përgjithshëm, Kryesia e Lidhjes Demokratike Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, nën bazë të propozimeve të Degëve, vendosi të nominojë grupin e parë të kandidatëve të LDK-së për kryetarë komunash, njofton LDK përmes një kumtese .
Në bazë të Parimeve orientuese dhe në bazë të vlerësimeve të bëra, Kryesia vendosi që kryetarët aktualë të komunave nga radhët e LDK-së, Haki Rugova, Agim Veliu, Burim Berisha, Shaip Surdulli, dhe Bajrush Ymeri, kryetar i Degës dhe Kryetar aktual i Komunës së Novobërdës të rikandidohen.
Kandidatët e nominuar për komunat e tjera janë:
Gjilan, Lutfi Haziri, anëtar i Kryesisë së LDK-së, kryetar i Degës dhe deputet i Kuvendit Kosovës;
Podujevë, Agim Veliu, anëtar i Kryesisë së LDK-së, Kryetar aktual i Komunës dhe Kryetar i Degës së LDK-së në Podujevë;
Pejë, Gazmend Muhaxhiri, anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe Kryetar i Degës në Pejë,
Gjakovë, Luan Gola, Kryetar i Degës së LDK-së në Gjakovë;
Istog, Haki Rugova, nënkryetar i LDK-së, kryetar i Degës dhe kryetar aktual i Komunës,
Ferizaj, Muharrem Sfarqa, kryetar i Degës së LDK në Ferizaj;
Lipjan, Imri Ahmeti, kryetar i Degës në Lipjan dhe deputet i Kuvendit të Kosovës;
Kamenicë, Shaip Surdulli, kryetar i Degës dhe Kryetar aktual i Komunës;
Vushtrri, Refik Ramaj, anëtar i Kryesisë së Degës në Vushtrri dhe shef i Grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë;
Obiliq, Mehmeti Krasniqi, kryetar i Degës së LDK-së në Obiliq dhe kryetar aktual i Komunës;
Fushë Kosove, Burim Berisha, kryetar aktual i Komunës dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së në Fushë Kosovë;
Dragash, Fatmir Mehmeti, Kryetar i Degës së LDK-së në Dragash;
Rahovec, Fahredin Shehu, anëtar i Kryesisë së LDK-së në Rahovec;
Viti, Sokol Haliti, Kryetar i Degës së LDK-së në Viti;
Novobërdë, Bajrush Ymeri, kryetar i Degës dhe kryetar aktual i Komunës;
Kaçanik, Selim Reka, Kryetar i Degës së LDK-së në Kaçanik.